Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu vizitoi Zyrën e Këshilltarit  për Çështjet Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup dhe zhvilloi një takim me këshilltarin e sapoemëruar,z. Murat Alkan.

Rektori Kocayusufoglu informoi këshilltarin për aktivitetet e UNB-së në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës, ndërsa këshilltari Alkan ndau përshtypjet e tij të para për angazhimin e tij në këtë detyrë të re në Shkup. Ata shkëmbyen mendime për rëndësinë e marrëdhënieve harmonike fetare në një botë dinamike.