IBU-ICSSH17 synon të shërbejë si një platformë për një audiencë globale të akademikëve, studiuesve dhe hulumtuesve që të prezantojnë punën e tyre kërkimore ose aktivitetetin e tyre kërkimor ende te pamabaruar por që e kanë ne përfundim e sipër në fushën e shkencave humane dhe sociale, si dhe të gjitha disiplinat e ndërlidhura. Ne ftojmë të gjithë mësmimdhënësit e interesuar, gjuhëtarë, psikologë, ekonomistë, , artistë, PR-isë, shkencëtarë politikologë, politikë-bërësit, praktikantë dhe sipërmarrësit për të ndarë dhe për të përmirësuar studimin e tyre, për të zhvilluar aplikacione të biznesit, për të fituar më shumë njohuri për sfidat e rrjeteve globale , të biznesit global dhe praktikat më të mira.

Ne ju ftojmë që të diskutoni hulumtimet e fundit dhe të ndani prezantimet tuaja në para e një audience ndërkombëtare në një mjedis mbështetës që do të mundësojë ndërtimin e rrjetit shoqëror, që  do t’ju ndihmojë më tej që të akyçeni dhe të ndërtoni miqsi dhe përvojë në Maqedoni. IBU-ICSSH17 do të mbahet në qytetin e Shkupit, dhe ofron një përzierje harmonike të kulturës, kuzhinës, artit dhe arkitekturës. Përplot energji, Shkupi mishëron më të mirën edhe të lindores edhe të perëndimores.

Një udhëtim do të organizohet për në Tetovë, një qytet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, e ndërtuar në ultësirën ​​e malit dhe e ndarë nga lumi Pena, dhe Ohëri, destinacioni kryesor turistik në Maqedoni, i pasur me shtëpi piktoreske, monumente historike dhe pamje natyrore të vendit.

Edicioni i parë i ICSSH u mbajt më 13-15 maj 2016 në Shkup. Më shumë se 300 pjesëmarrës nga 15 vende, nga Maqedonia në Turqi, nga Polonia në Mbretërinë e Bashkuar, nga Holanda në Ukrainë, nga Moldavia në Sllovaki, nga Malajzia në Somali kanë marrë pjesë në konferencë. Në një mjedis të vërtetë ndërkombëtar, akademikët, shkencëtarët dhe hulumtuesit prezantuan rreth 200 punime shkencore në fusha të ndryshme të tilla si shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, arsimimit, komunikimit, menaxhimit, biznes, ekonomi, filologji, psikologjia, studimet ligjore, historinë dhe artet. ICSSH2016 u mbështet nga Agjensioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Thirrja për punime shkencore, si dhe informata detajuese lidhur me konferencën mund të merren në webaqen e dedikuar enkas për këtë konferencë:

www.icssh.ibu.edu.mk