Është kënaqësi e madhe që të ju ftojmë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Shkencave të Zbatuara, Inxhinieri dhe Matematikë (ICASEM 2017), organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Shkup, nën mbështetjen e shumë universiteteve partnere nga rajoni.

ICASEM 2017 synon të promovojë shkëmbimin e ideve, përvojës dhe njohurive midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve të cilët janë të interesuar dhe përqëndruar në fushat e shkencave të zbatuara, inxhinieri dhe matematikë, si dhe për të nxitur veprimtaritë e përbashkëta kërkimore ndërdisiplinore.

Konferenca synon të bëhet një ngjarje e pikë referimi, duke mbledhur akademikë, hulumtues dhe studiues nga vende të ndryshme, prejardhje dhe tradita të ndryshme të cilët do të diskutojnë dhe debatojnë mbi sfidat dhe mundësitë në zhvillimin e inxhinierisë dhe të arriturat e vazhdueshme teknologjike.

IBU-ICASEM 2017 do të ofrojë mundësi të shkëlqyer për diskutime mes shkencëtarëve, dijetarëve, ekspertëve nga industria dhe në përgjithësi të gjithë pjesëmarrësve në konferencë. Ju lutem, të ndjeheni të lirë për t’u kyçur në diskutime, të ndani idetë tuaja dhe të ndërtoni marrëdhëniet midis grupit të hulumtuesve ndërkombëtarë, ndërkohë që do të shijoni dhe eksploroni Maqedoninë.

Rezervoni kohën tuaj për ditët e konferencës, nga 5 deri më 7 maj 2017, ndërsa vendngjarja e konferencës do të shpallet më vonë.

Ne propozojmë fusha të gjera të temave që mbulojnë shumë disiplina të shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë që kanë fuqinë për të modernizuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Ju inkurajojmë që të zgjedhni një nga fushat e listuara më poshtë, por që nuk kufizohen në:

  1. Matematika, Arsimi dhe Aplikimi
  2. Inxhinieri Proteinike
  3. Inxhinieri Industriale
  4. Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike
  5. Inxhinieri Kompjuterike dhe e Komunikimit
  6. Kimi, inxhinieri kimike dhe e Mjedisit
  7. Arkitekturë dhe Inxhinieri Konstruktive

Në IBU-ICASEM 2017, mund të regjistroheni edhe si prezantues (prezantim të punimit) edhe si pjesëmarrës pasiv (pa punim, ose thjeshtë si një person shoqërues)

Abstraktet e pranuara do të publikohen në librin e abstrakteve, ndërsa punimet e plota do të publikohen në vazhdimsi të konferencës. Për më tepër, artikujt e përzgjedhur të shqyrtuara nga kolegët do të publikohen në Gazetën Facta Universitatis, Seria: Inxhinieri Mekanike e cila është indeksuar në bazat e të dhënave të mëposhtme: Web of Science, Scopus, DOAJ, BASE, EBSCO, etj. (http: //casopisi.junis.

Datat e rëndësishme dhe afati i regjistrimit për në IBU-ICASEM 2017:

Regjistrimi i hershëm: 15 mars 2017

Regjistrimi i mëvonshëm: 15 prill 2017

Konferenca Ndërkombëtare: 5-7 maj 2017

Paraqitja e punimeve të plota: 31 gusht 2017

Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi të vizitoni web faqen tonë të konferencës: http://icasem2017.ibu.edu.mk ose na shkruani në: icasem2017@ibu.edu.mk

Ju mirëpresim që së shpejti t’ju shohim në Maqedoni.

 

 

www.icasem2017.ibu.edu.mk