Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Koxhajusufoglu të enjten, 19 Janae 2017, realizoi një takim me Koordinatorin e Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shkup, z. Teoman Tirjaki. Ata shkëmbyen informata rreth projekteve dhe aktiviteteve të dy institucioneve. Në emër të UNB-së, Rektori Koxhajusufoglu përcjelli falënderimet deri te TIKA për përkrahjen dhe kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të Konferencës së I-rë për Shkenca Shoqërore dhe Humane IBU-ISCCH2016, e cila doli të jetë një mbledhim shumë i rëndësishëm shkencor në Shkup. Të dy palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt në mes të dy institucioneve në projekte të interesit të përbashkët edhe në të ardhmen.