Projekti “Ditët e Karrierës në UNB”, vazhdoi me prezantimin e Aeroportit TAV Maqedoni, të martën, 14 shkurt 2017. Menaxheri i përgjithshëm i TAV Maqedoni, z. Alper Ersoy, i shoqëruar nga ekipi i tij i specialistëve në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Publikun, Operacioneve dhe Shërbimeve, prezantoi portofolin e kësaj kompanie para studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Aktiviteti u përshëndet me fjalime nga rektori i UNB-së, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoğlu, i cili deklaroi se ky projekt ka dalë të jetë një metodë shumë e frytshme për të lidhur studentët tanë me sektorin e biznesit në Maqedoni dhe të sigurojë praktikë ose mundësi pune për to. Në këtë aspekt, ai shprehu mirënjohjen e UNB-së drejt TAV për bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë. Këshilltari për Edukim në Ambasadën e Turqisë në Shkup, z.Tamer Sevim gjithashtu iu drejtua audiencës dhe i përcolli përshëndetjet e ambasadorit turk, H.E. Tulin Erkal Kara për ngjarjen e sotme.

Gjatë prezantimit të kompanisë, BTA Ushqim & Pije dhe STÜ zinxhir i shitoreve të lira doganore (STÜ Duty Free Shops) kompani të cilat janë të lidhura me TAV u prezantuan edhe me fushat e tyre të punës para studentëve.

Në pjesën e dytë, studentët patën rastin të paraqesin CV-të e tyre para ekipit të Drejtuesve të TAV dhe për të diskutuar përfshirjen e mundshme në programin e tyre për punë praktike dhe karrierë.