Në kuadër të aktiviteteve dhe promovimeve për vitin e ardhshëm akademik 2017/2018, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik filloi vizitat dhe prezantimin e ofertës akademike para nxënësve të shkollave të mesme. Gjatë këtij projekti, rreth 100 shkolla të mesme në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit do të vizitohen nga ekipi promovues i UNB-së. Javën e kaluar, disa shkolla në Resnjë, Kriva Pallankë, Kratovë, Dibër e Qendra Zhupë janë vizituar nga prorektori që është në krye të projektit për promovim, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli si dhe ca asistentë. Prezantimet në qytete dhe vende të tjera do të vazhdojnë përgjatë gjithë periudhës së semestrit pranveror. Përveç provimeve tradicionale të bursave të organizuara nga UNB çdo vit si një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit e shkollave të mesme, këtë vit një fokus i veçantë i është dhënë edhe “Gara për shkollat e mesme”, një projekt i organizuar për herë të parë nga UNB dhe që i adresohet të gjithë nxënësve të shkollave të mesme.

Në linkun e mëposhtëm, do të mundeni të mësoni më shumë rreth këtij projekti: www.ibu.edu.mk/highschoolcompetition