Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, i shoqëruar nga Këshilltari për Edukim në Ambasadën e Republikës së Turqisë, z. Tamer Sevim dhe drejtorin e Yunus Emre – Qendra Kulturore Turke në Shkup, z. Fuat Korkmaz vizituan Shkollën e Mesme të Mjeksisë në Gostivar. Delegacioni u prit nga drejtuesit e shkollës. Të dy palët Shkëmbyen informacione mbi gjendjen aktuale të procesit arsimor, si dhe diskutuan ide për bashkëpunim të mëtejshëm. Rektori Kocayusufoglu informoi drejtorin e shkollës për mundësitë që ofron UNB për nxënësit e shkollave të mesme, duke nënvizuar rëndësinë e provimeve për bursë për vitin e ardhshëm akademik që do të organizohet në prill dhe qershor të po këtij viti, si dhe nismën e fundit të ndërmarrë nga UNB: “Gara në Shkollat e Mesme” për të gjithë nxënësit në shkollat ​​e mesme në të gjithë rajonin.

Gjatë vizitës, administratori i medias në UNB, Muhammed Erdem Isler mbajti një prezantim për nxënësit e kësaj shkolle dhe sqaroi në detaje ofertën akademike të UNB-së, si dhe përparësitë dhe kriteret për regjistrimin e tyre në UNB.