Të martën, më 21 shkurt 2017, në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik u mbajt ligjeratë publike në temën “Sllovenia dhe BE: përvojat dhe mësimet” me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Sh.T. Prof. Dr. Milan Jazbec.

Në prezantimin e tij para audiencës që përfshiu udhëheqësinë e universitetit, stafin akademik dhe studentët e UNB-së, Ambasadori Jazbec ligjëroi mbi procesin integrues të Sllovenisë në Bashkimin Evropian, reformat që shteti i tij i kishte bërë para dhe pas integrimit në BE, përfitimet nga anëtarësimi dhe përvojat e shoqërisë dhe shtetit slloven nga transformimi nga një entitet në kuadër të ish-Jugosllavisë në shtet anëtar i BE-së.

Gjatë fjalimit të tij, ai shfrytëzoi rastin të prezantojë edhe asistenten e tij, z-shën Sara Ajdini, e diplomuar në UNB ku edhe tani ndjek studimet master, si një shembull se si studentët e UNB-së përparojnë në karrierë dhe në menyrën më të mirë dëshmojnë moton e universitetit – ne edukojmë udhëheqësit e së nesermes.