Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të premten, më 17 shkurt 2017 u realizua një punëtori mbi temën “Mësimdhënie për të rinj – fillestarë në gramatikë”. Në punëtorinë e organizuar, prezent ishin rreth 40 pjesëmarrës. Ligjëratat në seminar u realizuan nga dy anëtarë të stafit  të Shkollës Përgatitore për Gjuhë Angleze, zonja Marija Stevkovska dhe zonja Brankica Ivanova. Në fund, pjesmarrësve iu ndanë çertifikata për pjesëmarrje.