Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizoi mbledhjen e Komitetit Drejtues të Projektit EU Tuining -“Zhvillimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë, të sektorit privat dhe organet përkatëse publike”, të mbajtur më 20 shkurt 2017.

Projekti zhvillohet në tre komponentë:

  1. Zbatimi i programeve të studimit në lidhje me punësimin e të diplomuarve, me rekomandime për reformën e programeve të studimit
  2. Fuqizimi i funksionimit të Qendrave të Karrierës
  3. Fuqizimi i funksionimit të Bordeve për Mirëbesim dhe Bashkëpunim me Publikun

UNB është një nga institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë, i përfshirë në këtë projekt, i cili është duke u zbatuar në kuadër të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.