Një punëtori intensive 4 ditore mbi shkrimin akademik është mbajtur për studentët e viteve të katërta të drejtimeve të ndryshme që studiojnë pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në periudhën 20-24 shkurt 2017.

Qëllimi primar i punëtorisë ishte për të siguruar informacion dhe hapa në zgjedhjen e një teme të diplomës, për të diskutuar çështjet kërkimore/hulumtuese, për të rritur aftësitë e të menduarit kritik, për të rritur vetëdijen për plagjiaturë dhe mbi të gjitha, për të zhvilluar teknikat e shkrimit akademik, punëtoria doli të jetë shumë interesante dhe e frytshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Ligjëratat janë mbajtur nga stafi akademik i Departamentit të Gjuhës Angleze e më pas studentët u shpërblyen me çertifikata të pjesëmarrjes.