Karvani i UNB-së vazhdoi me prezantimin e ofertës akademike të universitetit për vitin e ardhshëm akademik në disa qytete të Maqedonisë, si në Kumanovë, Strumicë, Radovish, Strugë dhe Ohër. Në po këto qytete më shumë se 15 shkolla të mesme u vizituan, ndërsa më shumë se 400 nxënës patën mundësinë për të mësuar më shumë për përparsitë e të studiuarit në UNB, mundësitë për bursë, si dhe kampusin e ri universitar në Shkup. Ata u ftuan për të ndarë idetë dhe kreativitetin e tyre dhe për të aplikuar për “Garat e UNB-së për Shkolla të Mesme”.