Drejtorja e përgjithshme e Turkish Airlines Shkup, zonja Pinar Ayvaz Arikan e vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të mërkurën, 1 mars 2017. Ajo u prit në takim nga rektori i UNB-së, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, me të cilin bashkëbisedoi rreth zhvillimeve më të fundit të Turkish Airlines globalisht dhe të Zyrës në Shkup në veçanti. Rektori Kocayusufoglu e informoi atë për procesin arsimor në vijim e sipër në UNB, si dhe për aktivitetet akademike dhe shoqërore të cilat do të realizohen gjatë semestrit pranveror të këtij viti akademik. Të dy palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në sfera të interesit të përbashkët.