Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e UNB-së ka kënaqësinë të njoftojë për marrëveshjen e parë Erasmus + të realizuar me Gjermaninë, pra me një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Berlin – Akademinë e Artit “Weissensee” në Berlin.

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është vazhdimisht në rritje kur në fjalë janë bashkëpunimet brenda kontinentit Evropian, me qëllim që të sigurojë më shumë mundësi për studentët dhe stafin e tij akademik, dhe si rrjedhojë, rritjen e cilësisë së arsimit përmes procesit të bashkëpunimit ndërkombëtar.