Një delegacion i kryesuar nga zëvendës rektori i UNB-së, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli kanë vizituar disa shkolla të mesme, institucione lokale dhe organizata joqeveritare në Rozhajë, Plavë dhe Petice (Mal i Zi) dhe Tutin (Sërbi) në periudhën 27 shkurt – 1 mars 2017. Gjatë këtyre vizitave, ekipi I UNB-së ka paraqitur programet e ofruara të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike në UNB për vitin akademik 2017/2018 dhe avantazhet e shumta të ofruara për studentët që regjistrohen në universitetin tonë. Këto prezantime kanë qenë të mirëpritura nga studentët dhe autoritetet lokale, si dhe mediat të cilat kanë intervistuar pro rektorin Bilalli.

Më 1 mars 2017, një tjetër ekip i Karvanit të UNB-së vizitoi edhe dy qytete në Sërbi, Preshevë dhe Bujanoc, dhe mbajtën prezantim për studentët e shkollave të mesme të komunës.