Në kuadër të projektit të sapo lansuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik me titull “Seminare në UNB”, një prezantim mbi temën “Marrëdhëniet me Publikun përmes Mediave të Ndryshme ” u mbajt të premten, 27 shkurt 2017.

Prezantimi u elaborua nga studentët e Fakultetit të Komunikimeve në studime pasdiplomike, znj Sauda Nurković, znj Shqipe Haliti, znj Suzan Sulejman dhe z. Kujtim Bajrami. Prorektori Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli si dhe profesorët nga Fakulteti i Komunikimeve, Prof. Dr. Dona Kolar-Panov dhe Asst. Prof. Dr. Sanja Adjaip-Veliçkovski ndoqën këtë prezantim.