Parlamenti Studentor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik organizoi debat studentor me temë “Efektet e Mediave”, të hënën, më 6 mars, 2017. Publiku ishte i përbërë nga stafi akademik dhe studentë të cilët vëmendshëm dhe me ngazëllim përcollën debatin në mes të dy ekipeve të cilët diskutuan mbi efektet pozitive dhe negative të mediave ku secili anëtar i grupit ofroi argumente, fakte dhe hulumtime që konfirmonte dhe mbronte tezat e tyre. Ky lloj aktiviteti nga Parlamenti Studentor i UNB-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen me tema të reja që do të adresohen nga studentët e UNB-së.