Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizoi një panel diskutimi me temë “Përsosshmëria e grave në profesionet e tyre”, të mërkurën, më 8 mars 2017. Moderatore e këtij aktiviteti ishte Dr. Natalija Shikova, profesoreshë në drejtimin juridik në UNB, kurse panelistë ishin: znj. Buket Gereçci, drejtoreshë ekzekutive e Halkbank AD Shkup, Dr. Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit Europian të Politikave dhe znj. Pavlina Zefic, avokat në Maqedoni. Panelistët ndanë përvojat e tyre personale në kombinim me detyrat e profesioneve të tyre, dhe poashtu u diskutua për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet çdo grua që punon gjatë karrierës së saj.

Ky aktivitet u ndoq nga një audiencë që përfshinte stafin akademik, studentët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, etj.