Është koha për t’ju njoftuar për Testimin e  Bursave në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2017/2018. Ftojmë të gjithë studentët e shkollave të mesme nga Maqedonia dhe të gjitha vendet nga  rajoni i Ballkanit për të aplikuar për testimin e bursave dhe për të shfrytëzuar mundësinë për të fituar një prej 500 bursave që do të jepen gjatë këtij viti. Procesi i aplikimit do të kryhet vetëm përmes internetit, përkatësisht të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen që të plotësojnë formularin e aplikimit online. Ne u dëshirojmë shumë sukses të gjithë nxënësve dhe me padurim presim anëtarë të rinj që do t’I bashkangjiten familjes së madhe të UNB-së! Bëhu një udhëheqës i së nesërmes, studio në UNB!

LLOJI I BURSAVE

500 Bursa do të shpërndahen për studentët nga Maqedonia dhe vendet e rajonit të Ballkanit për vitin akademik 2017/2018.

150 bursa: 100%
150 bursa: 75%
200 bursa: 50%

DATA KOHA DHE VENDI I TESTIMIT PËR BURSË

Data: 22 Prill 2017 (e shtunë)
Koha: 10:00 AM
Vendi: M6 Qendra Edukative, Shkup

LLOJI I TESTIMIT PËR BURSË

Provim për njohuri të përgjithshme (Provimi për Bursë)
Temat: kulturë e përgjithshme, histori, gjeografi, matematikë dhe IQ
Lloji i pyetjeve: me rrethim
60 pyetje në 70 minuta

Test për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze
përcaktimi i nevojës së nxënësit për të ndjekur Shkollën Përgatitore për Gjuhë Angleze ose për të kaluar direkt në vitin e parë;
Studentët që mbajnë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht të gjuhës angleze si TOEFL, IELTS, etj mund të përjashtohen nga ky lloj provimi

SI TË APLIKONI

Aplikimi Online është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: http://goo.gl/forms/D8Y7STB7p4
Ju lutemi vini re se vetëm aplikacionet online do të konsiderohen të vlefshme!
Afati i fundit për aplikim: 20 Prill 2017, 23: 59h

DOKUMENTET E NEVOJSHME

Një dokument zyrtar për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë)
Kopje të dëftesave nga viti i 1-rë, 2-të dhe 3-të të shkollës së mesme (nota e lartë mesatare mund të ketë ndikim pozitiv në normën e bursave)
Kopje të diplomave / çmimeve të fituara në shkencë, sport apo art (talentët e veçantë mund të kenë ndikim pozitiv në normën e bursave)

TARIFAT E SHKOLLIMIT

Për studentët e bursave 100%: 200 EUR (tarifë administrative për një vit akademik)
Për studentët e bursave 75%: 500 EUR (tarifë e shkollimit për një vit akademik)
Për studentët e bursave 50%: 1000 Euro (tarifë e shkollimit për një vit akademik)