Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, i shoqëruar nga Prorektori, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli vizituan Qendra Kulturore Turke në Shkup, Junus Emre, të enjten, 9 mars, 2017. Ata u pritën nga drejtori i kësaj qendre, z. Fuat Korkmaz. Ata ndanë informacione mbi aktivitetet e vazhdueshme të të dy institucioneve, si dhe shkëmbyen ide për bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e interesit të përbashkët. Rektori Kocayusufoglu theksoi rëndësinë e mbështetjes bujare të Institutit drejt procesit arsimor në UNB në drejtim të sigurimit të stafit akademik nga Instituti për kurset e detyrueshme të gjuhës turke, dhurimin e librave në bibliotekën e UNB-së, rrjedhën e gjuhës turke për personelin akademik e UNB-së, etj. Të dyja palët u përqëndruan edhe në zbatimin e ardhshëm të Protokollit për Bashkëpunim të nënshkruar së fundmi në “Projektin Turcology” midis UNB dhe Institutit Junus Emre.