Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, i shoqëruar nga prorektori, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli vizituan Zyrat e Këshilltarit për Tregti dhe Këshilltarit për Kulturë dhe Promovimin e Republikës së Turqisë në Shkup, të premten, 10 Mars 2017. Ata u pritën nga z. Hakan Özçelik, këshilltar për kulturë dhe promovimin, dhe z. Bunyamin Kutlu, këshilltar për tregti. Këto takime shërbyen për këmbimin e informacioneve për aktivitetet e këtyre institucioneve dhe universitetin tonë, dhe poashtu diskutuan mbi mundesitë e disponueshme për bashkëpunim.