Në drejtim të kultivimit për bashkëpunim të ngushtë me sektorin e biznesit në Republikën e Maqedonisë, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu të martën, 14 mars 2017 vizitoi Halkbank AD Shkup dhe Turkish Airlines, zyra në Shkup, dy kompani të respektuara në tregun maqedonas. Në takimin e parë, ai u takua me kryeshefin ekzekutiv të Halkbank, z. Turhan Ademi dhe drejtoreshën ekzekutive, znj. Buket Gereçci, me të cilin ka ndarë kënaqësinë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy subjekteve deri tani. Gjatë ditës, rektori Kocayusufoglu vizitoi edhe menaxherin e përgjithshëm të Turkish Airlines të zyrës Shkup, znj. Pinar Ayvaz Arikan, me të cilën ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit për dy konferencat e ardhshme ndërkombëtare të organizuara nga UNB në maj, 2017.

Gjatë takimeve me drejtuesit e këtyre kompanive, Rektori Kocayusufoglu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes universitetit dhe sektorit të biznesit, në kuptimin që universiteti duhet të sigurojë fuqi punëtore të kualifikuar dhe të aftë në treg, ndërkohë që kompanitë janë përgjegjëse për të siguruar praktikën, trajnime praktike dhe punë për studentët gjatë studimeve si dhe pas diplomimit të tyre.