Aktivitetet promovuese të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik vazhduan të shtunën, më 11 mars  2017 para nxënësve të vitit të fundit të shkollimit të tyre të mesëm e që vinin nga qytete të ndryshme të Maqedonisë. Gjegjësisht, në bashkëpunim me Unionin e Organizatave Jo-Qeveritare Turke në Maqedoni “MATÜSİTEB” dhe ” Forumin Rinor Islam “, dy prezantime u mbajtën për nxënësit që janë të interesuar të regjistrohen në UNB në vitin e ardhshëm akademik. Prorektori, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli si dhe administratori për  promovime, Bujar Muça prezantuan avantazhet e të studiuarit në UNB, si mjedisi ndërkombëtar me studentë dhe staf akademik nga etni dhe kultura të ndryshme, studime në gjuhën angleze, mundësitë e bursave, bashkëpunim të ngushtë me botën e biznesit dhe mundësitë për internship / punë për studentët përgjatë studimeve dhe pas diplomimit, dhe shumë më tepër se kaq. Nxënësit u inkurajuan të aplikojnë për Testimin e Bursave i cili do të mbahet më 22 prill 2017, si dhe të dërgonjnë idetë dhe projektet e tyre dhe të marrin pjesë në Garat për Shkolla të Mesme në UNB.