Me misionin për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar me universitetet në të gjithë botën, si dhe të sigurojmë mundësi të reja për arsim ndërkombëtar për studentët tonë, UNB nëpërmjet Zyrës së saj për Marrëdhënie Ndërkombëtare ka krijuar bashkëpunim me tre universiteteve të reja nga kontinenti evropian dhe kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizshmëri të studentëve Erasmus +, zbatimi i të cilave pritet të fillojë në të ardhmen e afërt:

  1. Haute Ecole De La Province De Liege, Liege, Belgjikë – për programet e studimit IER, MAN
  2. Vytautas Magnus University, Kaunas, Lituani -për programet e studimit POL, PR, IER, MAN, ECON, Finance
  3. Universiteti i Trakias, Stara Zagora, Bullgari – në nivel universitar për të gjitha programet e studimit