Në kuadër të projektit Eu Twinning MK 13 IPA SO 01 16 R “Zhvillimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë, sektori privat dhe organet publike përkatëse ” koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Francës dhe Irlandës Veriore, Delegacioni i Maqedonisë i përbërë nga përfaqësuesit e universiteteve (Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Universiteti “Goce Dellçev” Shtip, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit “Shën Apostole Pavle” Ohër dhe Universiteti “American College” Shkup) vizituan institucionet e arsimit të lartë dhe organet përkatëse në Francë. UNB u përfaqësua nga Assoc. Prof. Dr. Snezhana Biliç, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative si dhe këshilltare e rektorit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Gjatë vizitës delegacioni vizitoi disa fakultete, institute dhe qendra të orientimit profesional dhe udhëzimin e studentëve në kuadër të Universitetit të Versajës Shën Quentin en Yveline dhe Universiteti Paris Diderot, Konferenca e Rektorëve në Francë, Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit dhe Qendra ENIC NARIC. Qëllimi i vizitës ishte shpërndarja e rezultateve dhe praktikave më të mira në Francë në lidhje me funksionimin e qendrave të karrierës,  zhvillimi i kurrikulave sipas nevojave të tregut të punës, politika të arsimit të lartë për arsimin e lartë dhe punësim, si dhe njohjen e diplomave.