Projekti  “Seminare në UNB” ka vazhduar të martën, 28 mars 2017, me seminarin e titulluar “Ndryshimet e Reja Kushtetuese në Turqi: Nga Sistemi Parlamentar në Sistemin Presidencial”. Ligjërues i seminarit ishte Assoc. Prof. Dr. Fehmi Agça, profesor i në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Gjatë prezantimit të tij, Prof. Agça shpjegoi ndryshimet që janë në proces në sistemin politik turk, me një theks të veçantë në ndryshimet e propozuara të Kushtetutës së Republikës.