Në kuadër të marrëveshjes së Erasmus + bashkëpunimit mes Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS) nënshkruar në dhjetor të vitit 2016, koordinatori  institucional Erasmus + I UNB-së, Assoc. Prof. Dr. Snezhana Bilić vizitoi IUS. Gjatë vizitës së saj pesë-ditore në Sarajevë, Prof. Bilić mbajti disa ligjërata për studentët e Fakultetit të Administratës së Biznesit, si dhe ka pasur takime të ndryshme me menaxhmentin e fakultetit. Për më tepër, planet për bashkëpunim intensiv dhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore kanë qenë objekt i diskutimit gjatë këtyre takimeve.