Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu mirëpriti koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Zyra Shkup, z. Teoman Tiriaki për një takim lamtumire të martën, 4 prill 2017. Ata diskutuan për aktivitetet e dy institucioneve në periudhën e kaluar dhe ndikimin pozitiv që TIKA dhe UNB lënë në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë në rajon. Një focus i veçantë është vënë në bashkëpunimin e suksesshëm dhe të ngushtë në mes të TIKA-s dheUNB-së në drejtim të mbështetjes së dhënë për arsimin dhe kërkimin shkencor. Në njohjen e këtij bashkëpunimi dhe mbështetjeje të suksesshme, rektori Kocayusufoglu ndau një certifikatë falenderimi dhe ia dorëzoi një dhuratë simbolike z. Tiriakit.