Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu dhe Prorektori, Asst. Prof. Dr. Shener Bilalli ka marrë pjesë në mbledhjen e 3-të vjetore të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA), e cila u mbajt në Sofje në periudhën 24-25 mars 2017. Përveç agjendës së rregullt të takimit vjetor, anëtarët e BUA-s diskutuan mbi mundësitë për financim nga skemat financiare të BE-së të iniciativave të përbashkëta në kuadër të BUA-s, si dhe mundësitë për bashkëpunim të përbashkët dhe veprim duke përdorur fonde nga Republika e Turqisë të dedikuara drejt arsimit dhe hulumtimit.

UNB është anëtar themelues i Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA).