Në drejtim të përhapjes në rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u bë anëtar i Universiteteve të Bashkimit Euroaziatik (EURAS) me seli në Stamboll, Republikën e Turqisë.

Lansuar në vitin 2008, EURAS është bashkim që në vete ngërrthen universitetet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë në rajonin e Euroazisë. EURAS është një shoqatë jo-fitimprurëse ndërkombëtare që  promovon bashkëpunim në mesin e më shumë se 90 universitete nga të gjitha Perëndimi dhe Evropa Qendrore, Ballkani, Kaukazi, Lindja e Mesme si dhe e tërë Azia , në këtë mënyrë duke punuar për përparimin global të standardeve arsimore në rajonin e Euroazisë.

Sa i përket qëllimit të ndërkombëtarizimit nëpërmjet një rrjeti dinamik dhe komunikues, EURAS ka punuar fort për një gamë të gjerë fushash, për të arritur sa më lartë në nivel global.

EURAS, si një nga shoqatat në rritje më të shpejtë të arsimit të lartë, lidh universitetet dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë që i përkasin prejardhjeve të ndryshme gjeo-politike dhe kulturore dhe kërkon mënyra për të rritur dialogun dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të tyre.