Në drejtim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në margjinat e Samitit të Bashkimit Edukativ të  Universiteteve të Euroazisë të mbajtur në Stamboll më 22-24 maj 2017, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu nënshkruajti një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me Prof. Dr. Sabahatin Balci, Rektori i Universitetit të Kirgistanit Turk Manas nga Kirgistani.

Bashkëpunimi përfshin, por nuk kufizohet në:

  1. Promovimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor,
  2. Shkëmbimin e studentëve, profesorëve, instruktorëve të gjuhës dhe ligjëruesit vizitor,
  3. Shkëmbimin e informacionit, libra dhe dokumente, si dhe sigurimin e qasjes në e-bibliotekat,
  4. Organizimin e programeve të studimit të përbashkëta, projekte kërkimore, konferenca, simpoziume, kurse të shkurtra dhe seminare, etj.