Rektorati i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik organizoi një koktej modest për stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët, me rastin e rangimit të universiteteve si universitet më I mirë në fushën e mësimdhënies dhe arsimit  në bazë të Shanghai listës të botuar kohët e fundit për renditjen e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2015/2016.

Në fjalimin e tij, rektori Kocayusufoglu vuri në dukje se kjo arritje është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të shumë aktorëve në UNB, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e UNB si destinacion I reputacionit universitar në rajonin e Ballkanit. “Kjo arritje e madhe është rezultat i punës së palodhshme dhe angazhimt të sinqertë dhe proaktiv nga themeluesit e universitetit, bordi ynë ekzekutiv, rektorati, stafi akademik dhe administrativ, dhe në veçanti, studentët tanë të cilët janë në qendër të mentalitetit tonë! Secili dhe çdo njëri ka vënë një gurrë në tre shkronjat e arta – UNB, dhe kështu duke fortifikuar kështjellën e njohurive dhe urtësive të cilën ne e quajmë shtëpia jonë e dytë! Ne ju falenderojmë të gjithëve një nga një “, – tha Kocayusufoglu.

Duke qenë të rradhitur si universiteti më i mirë në një kategori të tillë shumë të rëndësishëme për universitetet, rektori Kocayusufoglu vuri në dukje se ky fakt imponon një përgjegjësi më të madhe për të vazhduar edhe më mirë edhe më tej, pasi në filozofinë e UNB-së, nuk ka asnjë kufizim për cilësinë dhe zhvillimin. Ai tha se UNB do të angazhohet në arritjen e majave të reja përpara dhe të bëjë gjithçka që duhet për të bërë UNB-në një symbol të arsimit në mbarë botën.