E nderuara familje e UNB,

Një tjetër arritje, një tjetër moment historik për Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik!

Në Shanghai Listën e rradhitjes së institucioneve të Arsimit të Lartë të Maqedonisë (IAL-ve) e autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për vitin akademik 2015/16, UNB është renditur si Universiteti më i mirë në Republikën e Maqedonisë në fushën e mësimdhënies dhe të arsimit!

UNB u themelua në vitin 2006 në Shkup me vizionin e ndërtimit të urave të bashkëpunimit mes popujve dhe kulturave të ndryshme në rajonin e Ballkanit dhe Turqi. Me një mision të qartë të përcaktuar më parë – arsim cilësorë dhe serioz për brezat e rinj, UNB për dhjetë vitet e fundit ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe ka kushtuar plotësisht të gjitha kapacitetet në dispozicion për të arritur në një fazë ku simboli i saj bëhet i njohur si një qendër arsimore me prosperitet dhe reputacion në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Përveç qasjes tonë serioze dhe gjithëpërfshirëse ndaj arsimit, ne zgjeruam horizontet tona dhe drejtuar në kërkime shkencore dhe përgjegjësisë sociale me përulësi. UNB është një nikoqir për konferenca të ndryshme shkencore ndërkombëtare, kongrese ndërkombëtare studentore, si dhe aktivitete kulturore, sociale dhe sportive. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me institucionet publike dhe botën e biznesit, si dhe duam të sigurohemi që studentët tanë të kenë mundësi të pafundme për të përparuar në karrierën e tyre pasi ata të kenë diplomuar nga UNB.

Kjo arritje e madhe është rezultat i punës së palodhshme si dhe angazhimit të sinqertë dhe proaktiv nga themeluesit e universitetit, bordi ynë ekzekutiv, rektorati, stafi akademik dhe administrativ, dhe në veçanti, studentët tanë të cilët janë në qendër të mentalitetit tonë! Secili dhe çdo njëri ka vënë një gurrë në tre shkronjae e arta – UNB, dhe kështu duke fortifikuar kështjellën e njohurive dhe urtësive të cilën ne e quajmë shtëpia jonë e dytë! Ne ju falenderojmë të gjithëve një nga një!

Duke qenë të rradhitur si universiteti më i mirë në një kategori të tillë shumë të rëndësishëme për universitetet, Rektori Kocayusufoglu vuri në dukje se ky fakt imponon një përgjegjësi më të madhe për të vazhduar edhe më mirë edhe më tej, pasi në filozofinë e UNB-së, nuk ka asnjë kufizim për cilësinë dhe zhvillimin. Ai tha se UNB do të angazhohet në arritjen e majave të reja përpara dhe të bëjë gjithçka që duhet për të bërë UNB-në një symbol të arsimit në mbarë botën.

Urime!

Ismail Kocayusufoğlu
Rektori i UNB