Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu vizitoi Zyrën e Agjencisë Anadolu Shkup të premten, 7 prill 2017. Ai u prit nga kryeredaktor, z Adnan Idriz, me të cilin ndau kënaqësinë e tij nga bashkëpunimi i suksesshëm i përbashkët dhe mbështetja reciproke. Me rastin e 97-të vjetorit të Agjencisë Anadolu, Rektori Kocayusufoglu përcolli urimet e tij për z. Idriz dhe dhuroi një dhuratë për të – një pikturë nga studentët e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UNB.