Në drejtim të ofrimit të mundësive të tjera të tilla si vizitat në terren, trajnime praktike dhe punë praktike për studentët e Psikologjisë si dhe për studentët e Këshilla dhe Udhëzime  Psikologjike në universitetin tonë, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu dhe Drejtori i Spitalit Psikiatrik “Shkup” z. Qamil Kovaçi nënshkruan  një protokoll për bashkëpunimin mes dy institucioneve, të hënën, 10 prill 2017.

Aktivitetet e para në kuadër të protokollit do të fillojnë shumë shpejt.