Me rastin e rangimit të UNB-së si universiteti më i mire në fushën e mësimdhënies dhe arsimit në bazë të Rangimit të Universiteteve në Listën e Shangait për vitin akademik 2015/2016, rektori i UNB, Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu është pritur në një takim nga Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara të martën, 11 prill, 2017. Rektori Kocayusufoğlu informoi ambasadoren për kriteret që kanë përcaktuar këtë status të respektuar të UNB-së në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se ky sukses vjen pas një angazhimi të vazhdueshëm 10-vjeçar dhe përkushtim për cilësinë dhe disiplinën në procesin arsimor në UNB. Në këtë drejtim, ai e falënderoi ambasadoren për mbështetjen dhe kontributin e Ambasadës Turke drejt Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Në anën tjetër, Ambasadori Kara përcolli përshëndetjet në emrin e saj personal dhe në emër të Ambasadës për këtë arritje të shquar të UNB dhe shprehu dëshirat e saj të sinqerta për arritjet e reja në të ardhmen.