Në kuadër të programit ERASMUS + të Komisionit Evropian, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit – Shkup njofton thirrje për ndarjen e bursave për studentët që dëshirojnë të kryejnë praktikën e tyre jashtë vendit.

Për realizimin e lëvizjes, studentët duhet të zgjedhin një universitet / kompani në të cilën ata dëshirojnë të bëjnë stërvitjen e tyre. Universiteti / kompania nuk duhet të ketë marrëveshje me Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit përpara periudhës së mobilitetit.

Studentëve u kërkohet:

  • Të zgjedhin vendin në të cilin dëshirojnë të bëjnë praktikën e tyre (vetëm Shtetet Anëtare të BE dhe Shtetet kandidate të BE-së kanë të drejtë);
  • Të zgjedhin një universitet / kompani në të cilën ata dëshirojnë të bëjnë praktikën e tyre;
  • Të kontaktonjnë universitetin / kompaninë dhe të marrin miratimin për periudhën e trajnimit;
  • Të gjejnë strehim të lirë për periudhën në të cilën do ta realizojnë praktikën e tyre;

Ju lutem vini re se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik nuk mban përgjegjësi për zgjedhjen tuaj të vendit apo universitetit / kompanisë. Atë që mund të bëjmë është t’ju rekomandojmë faqen zyrtare të trajnimit Erasmus + për t’ju ndihmuar me zgjedhjen tuaj, por ju nuk jeni i kufizuar për të zgjedhur programin tuaj të trajnimit nga kjo faqe: http://erasmusintern.org/

Kohëzgjatja e mobilitetit: minimum 2 muaj

  • Praktika nuk duhet të fillojë para javës së provimeve përfundimtare (Final Exams) ose provimeve Make-Up nga kalendari akademik 2016/2017
  • Praktika duhet të përfundojë para fillimit të vitit të ardhshëm akademik 2017/2018

Përzgjedhja / renditja e studentëve:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë në versionin e shtypur dokumentet e mëposhtme në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare deri më 01.05.2017:

  • Formulari i Aplikimit (Kliko Këtu)
  • Letër motivimi
  • CV/Rezyme

Procedura për përzgjedhjen / gradimin e studentëve do të realizohet nga komisioni i brendshëm i UNB që do të kryejë një intervistë me kandidatët e interesuar. Kandidatët do të rangohen dhe përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme:

  • Viti i studimeve dhe programi studimor;
  • Arsyet për kryerjen e praktikës jashtë vendit;
  • Plani dhe programi i praktikës;
  • Njohuri të gjuhës angleze ose të gjuhës së mësimit të institucionit / vendit ku studenti do ta realizojë praktikën.

Vetëm studentët e përzgjedhur për mobilitetin duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara (të shënuara më poshtë) për plotësimin e dosjes së tyre të mobilitetit.

  • Marrëveshja e Mësimit për Praktikën
  • Marrëveshja e Grantit
  • Indeksi i Studentit ose Transkript që konfirmon  mesataren e notave (GPA)

Shuma e bursës për studentët është 500-600 EUR në muaj, varësisht nga vendi i qëndrimit. Shpenzimet udhëtuese, shpenzimet për viza dhe sigurimet shëndetësore nuk mbulohen nga bursa Erasmus +.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Zyren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në iro@ibu.edu.mk ose shkoni direkt në zyrën në dhomën nr.301 në hapësirat e UNB në Avtokomandë.

ZYRA E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE TË UNB  | www.iro.ibu.edu.mk