Një tjetër moment historik në rrugën tonë të suksesit! Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i është dhënë statusi si anëtar i Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA), një prej shoqatave më të shquara të universiteteve në botë. EUA është organizatë përfaqësuese e universiteteve të Evropës me më shumë se 850 anëtarë universitare nga 47 vende.

Pasi u rendit si universiteti më I mire në Maqedoni në fushën e mësimdhënies dhe arsimit sipas Shanghai Listës për vitin akademik 2015/2016, anëtarësimi i UNB në këtë organizatë të respektuar është një tjetër arritje e rëndësishme për universitetin, pasi ajo hap rrugë të reja për ndërkombtarizmit të mëtejshëm dhe forcimin e bashkëpunimit arsimor dhe shkencor me universitete të ndryshme nga kontinenti evropian.

Çfarë është EUA?

Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA) është organizatë përfaqësuese e universiteteve dhe konferencave kombëtare të rektorëve në 47 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në procesin e Bolonjës dhe në influencimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Në sajë të bashkëveprimit të tij me një varg të tjera të organizatave tjera evropiane dhe ndërkombëtare EUA siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet, kudo që vendimet po merren dhe që do të ndikojnë në aktivitetet e tyre.

Vizioni i EUA

Universitetet evropiane kanë për qëllim mbështetjen, për të mirën e të gjithëve, e zhvillimit të vazhdueshëm të kulturës, shoqërisë, teknologjisë dhe ekonomisë së Evropës. Vizioni ynë i universiteteve evropiane të së ardhmes është ai i një sistemi të institucioneve akademike me profile shumë të larmishëme, duke siguruar një spektër të gjerë të kualifikimeve pasuniversitare dhe lehtësimin e lëvizshmërisë së stafit dhe studentëve. Kjo është e mundur vetëm me anë të promovimit të institucioneve autonome, të aftë për të përcaktuar strategjinë e tyre dhe për të ndërtuar partneritete në interesin e tyre më të mirë.

EUA mbështet plotësisht vlerat dhe parimet e mishëruara në Magna Charta Universitatum, nënshkruar në Bolonjë në vitin 1988 nga 388 rektorët e universiteteve në mbarë botën.

Më shumë informacion në: www.eua.be