Testimi i parë i bursave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për nxënësit nga Maqedonia u mbajt më 22 prill 2017 në Shkup. Më shumë se 500 nxënës të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Maqedonisë morrën pjesë në provimin që i drejton ata në mundësinë e fitimit të 500 bursave të ofruara tradicionalisht për vitin akademik 2017/2018.

Interesi i studentëve që të regjistrohen n ëUNB në vitin e ardhshëm akademik është më i larti në histori, një dëshmi tjetër e mundësive serioze dhe prosperuese që universiteti ynë u ofron brezave të rinj.

Provimet e bursave do të vazhdojnë në disa qytete në rajonin e Ballkanit në ditët në vijim, ndërsa një provim i dytë i përgjithshëm në Shkup do të mbahet në qershor 2017.