Ceremonia e hapjes së Ekspozitës së Katërt Vjetore të Studentëve të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u mbajt të martën, më 25 prill 2017 në Galerinë Kombëtare Cifte Hamam në Shkup. Më shumë se 300 vepra arti të përgatitura nga studentët e Dizajnit Grafik, Arteve Vizuale dhe Arkitekturës u prezantuan në ekspozitë.

Mirëseardhja dhe fjalimet përshëndetëse u thanë nga Presidenti i Bordit Ekzekutiv dhe Anëtari i Parlamentit në Turqi, z. Hüseyin Bürge, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoğlu dhe Dekani i Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, Asst. Prof. Dr. Aleksandra Ristovska.

Në shenjë vlerësimi për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe kontributin në zhvillimin e universitetit, Rektori Kocajusufoğlu ndau Çertifikatë Mirënjohjeje për Presidentin e Bordit Ekzekutiv, z. Bürge. Presidenti Bürge morri gjithashtu një pikturë në emër të studentëve, puna e të cilëve u paraqit në ekspozitë.

Për dashamirët e artit, ekspozita do të mbetet e hapur deri më 28 prill 2017.

The Opening Ceremony of the 4th Annual Student Exhibition organized by International Balkan University was held on…

Posted by International Balkan University (IBU) on Mittwoch, 26. April 2017