Si pjesë e aktiviteteve të mësimdhënies shtesë dhe në kuadër të lëndës Hyrje në Drejtësi, studentët e UNB-së nga fakultete të ndryshme përcollën ligjëratë nga përfaqësuesi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, z.Zage Filipovski.

Z. Filipovski u shpjegoi studentëve karakteristikat ideale të shoqërisë bazuar në parimet e qeverisjes demokratike dhe i motivonte ata të jenë ato që do të krijojnë dhe zhvillojnë një shoqëri të tillë.

Studentët kishin një mundësi të jashtëzakonshme për të ndarë vizionin e tyre me një ekspert dhe profesionist në këtë fushë.