Festivali i Pranverës ‘17 u organizua për të katërtin vit rradhazi nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit i cili u mbajt të mërkurën, më 3 maj 2017. Në një atmosferë festive dhe të lumtur në oborrin e ambienteve universitare në Autokomandë, studentët patën mundësi të përjetojnë caste muzikore moderne dhe tradicionale, performanca live, valle folklorike, poezi etj. Rektori i UNB-së, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu në fjalimin e tij para studentëve dhe stafit nënvizoi rëndësinë që UNB i kushton aktiviteteve sociale dhe kulturore dhe në këtë fushë, Festivali i Pranverës mbetet një nga ngjarjet më autentike dhe kuptimplota të mbajtura gjatë vitit në UNB. Ai përgëzoi të gjithë studentët që performuan para publikut dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit të bashkohen me ngjarjen e ardhshme, IBU Talent Night 2017, e cila do të mbahet më 11 maj 2017 në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup.

The Spring Festival '17 organized for the 4th year in a row by International Balkan University was held on Wednesday,…

Posted by International Balkan University (IBU) on Mittwoch, 3. Mai 2017