Në kuadër të kursit “E Drejta Ndërkombëtare Private”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë u organizua një vizitë në terren për studentët e drejtësisë. Studentët patën mundësi të takoheshin me zyrtarë të ministrisë, në veçanti profesionistë në të Drejtën Ndërkombëtare Private, të cilët mbajtën një ligjëratë për trajtimin e çështjeve ndërkombëtare të ndihmës juridike në baza ditore, si pjesë e aktiviteteve të tyre të rregullta diplomatike. Studentët treguan interes të madh në ligjeratë dhe ishin kurioz për të mësuar më shumë rreth kësaj teme nga diplomatët me përvojë. Grupi u udhëhoq nga Koordinatori i Studimeve Juridike në UNB, Asst. Prof. Dr. Natalija Shikova.