Konferenca Ndërkombëtare për Shkencat e Zbatuara, Inxhinieri dhe Matematikë (IBU-ICASEM2017), organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u mbajt në Strugë-Ohër më 5-7 maj 2017. Gjatë ceremonisë së hapjes së konferencës, rektori i UNB, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu në fjalimin e tij të mirëseardhjes theksoi se kjo konferencë është e para e organizuar nga UNB në këto fusha shkencore dhe se ai është shumë i kënaqur me pjesëmarrjen serioze të akademikëve dhe studiuesve nga vende dhe universitete të ndryshme. Ai theksoi rëndësinë që UNB i kushton kërkimit shkencor dhe në këtë drejtim, ai deklaroi se IBU është e angazhuar të bëhet një qendër e njohur shkencore në rajonin e Ballkanit.

Mysafiri i nderit kryesor i ICASEM2017 ishte Prof. Dr. H. Hilmi Hacisalioglu, Profesor Emeritus nga Turqia. Në një fjalim tjetër ishte edhe Prof. Dr. Andrzej Kowal, profesor në Akademinë Polake të Shkencave. Në njohjen e kontributit të tyre në organizimin e suksesshëm të konferencës, Rektori Kocayusufoglu u dha dy folësve kryesor nga një certifikatë mirënjohjeje dhe nga një pikturë të studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Dizajnit në UNB.

International Conference on Applied Sciences, Engineering and Mathematics (IBU-ICASEM2017) organized by International…

Posted by International Balkan University (IBU) on Samstag, 6. Mai 2017