Talent Night 2017, organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit u mbajt në mbrëmjen e 11 majit 2017 në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup. Në një atmosferë të ëmbël dhe shfaqje të vërteta artistike në këndim, poezi, dramë, folklor, valle moderne, luajtje instrumentale dhe shumë më tepër, studentët e UNB-së paraqitën talentet e tyre para një audience të madhe që përfshinte përfaqësues të jetës publike në Maqedoni, Stafin, studentët dhe familjet e tyre. Të ftuar të nderuar të kësaj ngjarje ishin këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë dhe ish Ministri i Kulturës dhe Turizmit në Qeverinë e Turqisë, Yalçın Topçu, Ambasadori i Turqisë në Shkup, H.E. Tülin Erkal Kara, deputet në Parlamentin e Turqisë, z. Metin Gündoğdu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, z. Sali Murati, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Behixhudin Shehapi, koordinator i TİKA Shkupit, z. Aytekin Ayden , Drejtor i Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre, z. Fuat Korkmaz, Kryetar i MATÜSİTEB, z. Hüsrev Emin etj.

Veprimtaria u mbështet nga Dhoma e Tregtisë MaqedonO-Turke (MATTO), anëtarët e të cilëve sponsorizuan këtë ngjarje me çmime të ndryshme për interpretuesit. Sipas pikave të dhëna nga sponsorët, interpretuesit më të mirë të natës dolën të ishin studentët e folklorit boshnjak.

Ne përgëzojmë të gjithë studentët që ishin pjesë e IBU Talent Night 2017, ata përsëri dëshmuan me vepra se UNB është promotori më i mirë i multikulturalizmit në rajonin e Ballkanit!

Talent Night 2017 organized by International Balkan University was held on the evening of 11th May 2017 in the…

Posted by International Balkan University (IBU) on Samstag, 13. Mai 2017