Ceremonia e ndarjes së diplomave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2016/2017 u mbajt të martën, më 23 maj 2017 në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup. Ceremonia u nderua me praninë e Ministrit të Arsimit të Republikës së Turqisë, Z. Ismet Yılmaz, Zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Dr. Festim Halilit, Kryetarit të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “ÜSKÜP” dhe Anëtari i Parlamentit të Turqisë, z. Hüseyin Bürge, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu, shumë përfaqësues të institucioneve, universiteteve, sektorit të biznesit, organizatave joqeveritare, mediave, si dhe familjeve të të diplomuarve.

Gjatë ceremonisë morën pjesë 137 studentë të studimeve universitare dhe 17 studentë të studimeve master si të diplomuar në gjeneratën e vitit 2017.

Besmira Selimi, me note mesatare prej 10.0, studente e Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane u zgjodh si student më e mirë e gjeneratës.

Programi u pasurua me shfaqje artistike nga studentët e UNB-së.

The Graduation Ceremony of International Balkan University for the academic year 2016/2017 was held on Tuesday, 23rd May…

Posted by International Balkan University (IBU) on Mittwoch, 24. Mai 2017