Kryetari i Bordit Drejtues, z.Hüseyin Bürge dhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik,Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu përshëndetën të diplomuarit më të mirë të gjeneratës 2017 në takimin e së enjtes, më 25 maj 2017. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shkëmbyen impresionet dhe përshtypjet e tyre nga Ceremonia e Diplomimit që u mbajt ditë më parë në Shkup, si dhe mendimet e tyre mbi përvojat që ata kanë pasur si studentë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Studentët përcollën mirënjohjen e tyre Presidentit për bursën që Fondacioni për arsimin dhe kulturë “ÜSKÜP” u dha atyre për mundësinë që të studiojnë në një universitet i cili është një pikë bashkimi i kombeve, kulturave dhe besimeve të ndryshme, stafit akademik të kualifikuar , arsim bashkëkohor në gjuhën angleze dhe shumë shanse për punësim pas diplomimit.

Grupi pastaj vizitoi kampusin e sapo ndërtuar të UNB-së dhe pati mundësinë të shihte të gjithë pamjen që po përgatitet për të hapur portat e tij për gjeneratat e reja.