Erasmus+ rrjeti ynë i bashkëpunimit është në rritje vërtetë të shpejtë. Ne jemi të kënaqur për të njoftuar se Zyra pë Mardhënie Ndërkombëtare ka përfunduar me sukses nënshkrimin e tri marrëveshjeve të reja  Erasmus+, duke hapur rrugët për bashkëpunim më të gjerë në fushën e stafit dhe mobilitetin e studentëve për vitet e ardhshme akademike. Gjegjësisht, marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar me këto universitete:

– AGH Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Krakov, Poloni (në nivel universitar)

– Universiteti i Trakias, Stara Zagora, Bullgari (Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike)

– Universiteti i Bukureshtit, Bukuresht, Rumani (Administratë Biznesi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Europiane)