Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu priti një delegacion të Fondacionit Maarif të kryesuar nga Presidenti, Prof. Dr. Cem Zorlu në UNB të martën, 6 qershor 2017. Rektori ndau informacione mbi portofolion akademike dhe shkencore të UNB, si dhe mendimet dhe projektet për aktivitetet e ardhshme të universitetit tonë. Nga ana tjetër, presdienti i Fondacionit Maarif, Dr. Zorlu informoi rektorin me aktivitetet e vazhdueshme të Fondacionit i cili është përqëndruar në sigurimin e shërbimeve të edukimit cilësor në vende të ndryshme në të gjithë botën. Në këtë drejtim, ai ndau kënaqësinë e tij për hapat e para të suksesshme të themelimit të Fondacionit Maarif në rajonin e Ballkanit. Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi i ngushtë në fusha me interes të përbashkët të vazhdojë.