Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e UNB-së shpall thirrje të brendshme për aplikime në kuadër të Programit Erasmus +, mobilitetin e studentëve për studime në vitin akademik 2017/18:

Në kuadër të Erasmus + programit të Komisionit Evropian, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik shpall thirrje për ndarjen e granteve për mobilitet Erasmus + Student për Studime.

Kohëzgjatja e lëvizshmërisë:

  • Një semestër në vitin akademik 2017/2018

Për realizimin e lëvizshmërisë së studentëve duhet të zgjidhni një universitetet nga lista e universiteteve që nënshkruan marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + (shih linkun: http://iro.ibu.edu.mk/erasmusplus_agreements))

Përzgjedhja / Renditja e studentëve të UNB-së

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit Online

Afati: 20.06.2017

Kjo procedurë do të realizohet nga që komisioni i brendshëm i UNV-së që do të zhvillojë intervistë me kandidatët e interesuar. Kandidatët do të renditet dhe zgjedhen sipas muajve / ditëve në dispozicion sipas marrëveshjes së aprovuar Erasmus + dhe sipas kritereve të mëposhtme:

  • Nota mesatare (GPA)
  • Arsyet për të studiuar jashtë vendit;
  • Pajtueshmërinë e programit të studimit me institucionin pritës;
  • Njohja e gjuhës angleze ose gjuha mësimore e institucioneve pritëse (përmes Instrumentit Online për Asistencë Gjuhësh).

Shuma e bursës për studentët është 450-500 euro në muaj, në varësi të vendit të qëndrimit. Shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e sigurimit shëndetësor nuk janë të mbuluara nga Erasmus + granti.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në iro@ibu.edu.mk  ose shkoni direkt në zyrë në dhomën No.301 në lokalet e UNB në Autokomandë.